Sahihu i Buhariut — Hadithi 5454
51. Nënkapitulli: Shpëlarja e gojës pas ushqimit
5454. Nga: Suvejd ibn Numani
Aliu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky e ka dëgjuar Jahja ibn Seidin nga Bushejr ibn Jesari se Suvejd ibn Numani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dolëm me të Dërguarin e Allahut ﷺ rrugës për në Hajber dhe, me të arritur në Sahba, kërkoi ushqim. I sollën vetëm pak çervish. Pasi hëngrëm, ai u ngrit për ta falur namazin dhe shpëlau gojën. Ashtu vepruam edhe ne.”