Sahihu i Buhariut — Hadithi 5459

54. Nënkapitulli: Çfarë thuhet pas mbarimit të ushqimit?

5459. Nga: Ebu Umame Bahiliu

Ebu Asimi na ka treguar se Thevr ibn Jezidi transmeton nga Halid ibn Meadani se Ebu Umame (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ e mbaronte ushqimin, - e sipas një transmetimi tjetër: kur e ngrinte sofrën, - thoshte: “Elhamdulilahi eledhi kefana ve ervana, gajra mekfijin, ve la mekfurin (Çdo lavd i takon Allahut, i Cili na ushqeu dhe na dha të pimë me bollëk! Ky ushqim mos qoftë i fundit për ne dhe mos qofshim jofalënderues)!”
Ndërkaq një herë tjetër ka thënë: “Lekel hamdu rabena, gajra mekfijin ve la muvedain, ve la mustagnen, rabena (Çdo lavd të takon Ty, Zoti ynë! Ky ushqim mos qoftë i fundit dhe lamtumirës për ne, e mos qofshim të privuar nga Ti)!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5459

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?