Sahihu i Buhariut — Hadithi 5460
55. Nënkapitulli: Ngrënia bashkë me shërbëtorin
5460. Nga: Ebu Hurejra
Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe nga Muhamed ibn Zijadi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur shërbëtori i sjell ndonjërit prej jush ushqimin, nëse nuk e ul (për të ngrënë) së bashku, të paktën le t'ia japë dy-tri kafshata, sepse ai ka përjetuar lodhjen nga nxehtësia dhe përgatitja e atij ushqimi.”