Sahihu i Buhariut — Hadithi 5462

58. Nënkapitulli: Kur shtrohet darka, të mos e shpejtojë të darkuarit

5462. Nga: Amër ibn Umeje Damriu

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi nga Zuhriu. Lejthiu na ka thënë: Më ka treguar Junusi nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Xhafer ibn Amër ibn Umeje se babai i tij Amër ibn Umeje (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E pashë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke prerë mishin nga shpatulla e deles (për ta ngrënë) dhe, me t'u thirrur për namaz, e lëshoi atë dhe thikën me të cilën priste, pastaj u ngrit dhe u fal pa e ripërtërirë abdesin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5462

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?