Sahihu i Buhariut — Hadithi 5465

58. Nënkapitulli: Kur shtrohet darka, të mos e shpejtojë të darkuarit

5465. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur thirret ikameti për namaz dhe shtrohet darka, filloni darkën.”

Vuhejbi dhe Jahja ibn Seidi transmetojnë nga Hishami (se Pejgamberi ﷺ ka thënë): "Kur shtrohet darka.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5465

Fjalë të panjohura?