Sahihu i Buhariut — Hadithi 5592
8. Nënkapitulli: Pejgamberi ﷺ e lejoi përdorimin e enëve në të cilat përgatitej alkooli pasi ishin ndaluar më parë
5592. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Jusuf ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Abdullah Ebu Ahmed Zubejri, e këtij i ka treguar Sufjani nga Mensuri, e ky nga Salimi se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar nga përdorimi i disa enëve (për fermentimin e mushtit), e në atë rast ensarët thanë: “Ne patjetër duhet t'i përdorim ato.” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Nuk janë të ndaluara, pra.”
Halife ka thënë: “Këtë na ka treguar Jahja ibn Seidi, e këtij i ka treguar Sufjani nga Menuri, e ky nga Salim ibn Ebu Xhadi, e ky nga Xhabiri.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 5592
Fjalë të panjohura?