Sahihu i Buhariut — Hadithi 5864
45. Nënkapitulli: Unazat prej arit
5864. Nga: Ebu Hurejra
Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Katadja, e ky nga Nadër ibn Enesi, e ky nga Beshir ibn Nehiku se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar unazat e arit (për burrat).
Amri ka thënë: “Na ka rrëfyer Shuëbe nga Katadja, e ky e ka dëgjuar Nadrin, e ky e ka dëgjuar Beshirin njëjtë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 5864
Fjalë të panjohura?