Sahihu i Buhariut — Hadithi 5865

45. Nënkapitulli: Unazat prej arit

5865. Nga: Abdullah ibn Omeri

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ filloi të mbajë një unazë ari dhe gurin e saj e ktheu nga shuplaka, e edhe njerëzit filluan të mbanin unaza. Më pas, Pejgamberi ﷺ e hodhi atë dhe mori një unazë të argjendtë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5865

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?