Sahihu i Buhariut — Hadithi 5883

59. Nënkapitulli: Vathët për gratë

Ibn Abasi ka thënë: "Pejgamberi ﷺ i urdhëroi gratë që të japin lëmoshë, kështu që i pashë ato duke ua mësyrë veshëve dhe qafave të tyre."

5883. Nga: Abdullah ibn Abasi

Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Adiu, e ky e ka dëgjuar Seidin se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ditën e Bajramit, Pejgamberi ﷺ i fali dy rekate dhe nuk fali asgjë tjetër, as para, as pas këtyre dy rekatesh. Pastaj, së bashku me Bilalin, shkoi te gratë dhe i urdhëroi që të japin sadaka, saqë ndonjëra prej grave i hidhte edhe vathët e saj.

Referenca: Sahihu i Buhariut 5883

Hadithe të ngjashme: Shiko (14)

Fjalë të panjohura?