Sahihu i Buhariut — Hadithi 5886
62. Nënkapitulli: Nxjerrja prej shtëpisë e atij që u ngjason grave
5886. Nga: Abdullah ibn Abasi
Muadh ibn Fedale na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Jahjai, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ i ka mallkuar tipat femërorë nga meshkujt dhe tipat mashkullorë nga femrat, si dhe ka thënë: “Nxirrni ata prej shtëpive tuaja!”
Ibn Abasi tregon: “Pejgamberi ﷺ e ka nxjerrë filanin, e edhe Omeri filanen.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 5886
Fjalë të panjohura?