Sahihu i Buhariut — Hadithi 5889
63. Nënkapitulli: Shkurtimi i mustaqeve
Ibn Omeri i shkurtonte shumë mustaqet, saqë i shihej bardhësia e lëkurës, si dhe i shkurtonte këto dyja, që janë në mes të mustaqeve dhe mjekrës.
5889. Nga: Ebu Hurejra
Aliu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton: “Natyrshmëria është në pesë, ose ka thënë: pesë janë prej natyrshmërisë:
1. Synetllëku,
2. Rruajtja e qimeve (në vendet e turpshme),
3. Shkulja e qimeve të sqetullave,
4. Prerja e thonjve dhe
5. Shkurtimi i mustaqeve.”