Sahihu i Buhariut — Hadithi 5892

64. Nënkapitulli: Prerja e thonjve

5892. Nga: Abdullah ibn Omeri

Muhamed ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Omer ibn Muhamed ibn Zejdi, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Dallohuni prej idhujtarëve: lëshoni mjekrat dhe shkurtoni mustaqet.”
Sa herë që Ibn Omeri e kryente haxhin ose umrën, e kapte mjekrën me grushtin e tij dhe, atë që tepronte, e shkurtonte.

Referenca: Sahihu i Buhariut 5892

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?