Sahihu i Buhariut — Hadithi 5896

66. Nënkapitulli: Transmetimet në të cilat përmenden thinjat

5896. Nga: Umu Seleme

Malik ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Israili se Othman ibn Abdullah ibn Meuhebi tregon: “Familja ime më dërguan tek Umu Seleme me një tas prej argjendi me ujë, - këtu Israili (transmetuesi) bëri me shenjë me tre gishta, - ku kishte flokë të Pejgamberit ﷺ. Nëse ndokënd e godiste mësyshi a diçka tjetër, e dërgonte vaskën e vet tek ajo (e cila në atë ujë fuste qimet e Pejgamberit ﷺ).”

Othmani shton: “Unë shikova në gjym dhe aty pashë qime të kuqe.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5896

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?