Sahihu i Buhariut — Hadithi 5907
68. Nënkapitulli: Kaçurrelat
5907. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Xherir ibn Hazimi, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ ishte krahëgjatë e shputëmadh. Nuk kam parë si ai, as para e as pas tij. Po ashtu, ishte pëllëmbëgjerë.”