Sahihu i Buhariut — Hadithi 5918
70. Nënkapitulli: Ndarja e flokëve në mes të kokës
5918. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Ebu Velidi dhe Abdullah ibn Rexhai na kanë thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Hakemi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Esvedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Sikur po i shoh tani shenjat e parfumit në vendin ku i ndante flokët Pejgamberi ﷺ sa ishte në ihram.”