Sahihu i Buhariut — Hadithi 5924

75. Nënkapitulli: Krehja

5924. Nga: Sehël ibn Sad Saidiu

Adem ibn Ebu Ijasi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Zuhriu se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një njeri zuri të shikonte në shtëpinë e Pejgamberit ﷺ përmes një vrime, teksa Pejgamberi ﷺ e krihte kokën me krehër.” Atëherë Pejgamberi ﷺ i tha: “Sikur ta dija se po shikoje, do të ta qorroja syrin me këtë. Kërkimi i lejes është vendosur për shkak të shikimit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5924

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?