Sahihu i Buhariut — Hadithi 5927
78. Nënkapitulli: Çfarë është përmendur për myshkun
5927. Nga: Ebu Hurejra
Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “(Allahu ka thënë:) “Çdo vepër e birit të Ademit është për të, përveç agjërimit, i cili është për Mua dhe Unë shpërblej për të. Era e gojës së agjëruesit është më e mirë tek Allahu sesa era e myshkut (lloj parfumi).”