Sahihu i Buhariut — Hadithi 5928
79. Nënkapitulli: Çfarë preferohet prej parfumit?
5928. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Musai na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Hishami, e ky nga Othman ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberin ﷺ e parfumoja me parfumin më të mirë që kisha, para se të hynte në ihram.”