Sahihu i Buhariut — Hadithi 5932
83. Nënkapitulli: Zgjatja (vazhdimi) i flokëve (me flokë të tjerë)
5932. Nga: Muavi ibn Ebu Sufjani
Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ibn Shihabi se Humejd ibn Abdurrahman ibn Aufi tregon se, në haxh, e ka dëgjuar Muavi ibn Ebu Sufjanin, i cili, duke qenë në minber, mori një tufë flokësh (parukë) nga duart e një rojtari dhe tha: “Ku janë dijetarët tuaj?” Unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të ndalojë veprimin e këtillë (përdorimin e parukës) dhe të thotë: “Benu israilët janë shkatërruar kur gratë e tyre filluan ta veprojnë këtë gjë.”