Sahihu i Buhariut — Hadithi 5936
83. Nënkapitulli: Zgjatja (vazhdimi) i flokëve (me flokë të tjerë)
5936. Nga: Esma bint Ebu Bekri
Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga bashkëshortja e tij Fatimja se Esma bint Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ i ka mallkuar ato që ia zgjasin flokët tjetrës (me flokë të tjerë) dhe ato që kërkojnë t'u zgjaten flokët.