Sahihu i Buhariut — Hadithi 5938

83. Nënkapitulli: Zgjatja (vazhdimi) i flokëve (me flokë të tjerë)

5938. Nga: Muavi ibn Ebu Sufjani

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Amër ibn Murra se Seid ibn Musejebi tregon: “Herën e fundit kur Muavi ibn Ebu Sufjani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) erdhi në Medinë, gjatë ligjërimit, nxori një tufë flokësh (parukë) dhe tha: “Përveç hebrenjve, nuk di që dikush i përdor këto. Këtë Pejgamberi ﷺ e ka quajtur mashtrim. Pra, zgjatjen e flokëve (me flokë të tjerë).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5938

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?