Sahihu i Buhariut — Hadithi 5945
86. Nënkapitulli: Ajo që i bën tatuazh tjetrës
5945. Nga: Ebu Xhuhajfe Suvaiu
Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Avni ibn Ebu Xhuhajfe se Ebu Xhuhajfe tregon: “Pejgamberi ﷺ ka ndaluar fitimin prej hixhames dhe tregtimin e qenit, marrjen dhe dhënien e kamatës, si dhe bërjen tatuazh dhe kërkimin që t'i bëhet tatuazh.”