Sahihu i Buhariut — Hadithi 5947

87. Nënkapitulli: Ajo që kërkon t’i bëhet tatuazhi

5947. Nga: Abdullah ibn Omeri

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka rrëfyer Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Pejgamberi ﷺ i ka mallkuar ato që ia zgjasin (vazhdojnë) flokët tjetrës (me flokë të tjerë) dhe ato që kërkojnë t'u zgjaten flokët e tyre, si dhe ato që ua bëjnë tatuazhin tjetrës dhe ato që kërkojnë t'u bëhet tatuazhi.

Referenca: Sahihu i Buhariut 5947

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?