Sahihu i Buhariut — Hadithi 5951

89. Nënkapitulli: Dënimi i piktorëve (të gjallesave) Ditën e Kiametit

5951. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Enes ibn Ijadi, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ata që i bëjnë këto piktura (të frymorëve), do të dënohen Ditën e Kiametit dhe do t'u thuhet atyre: “Jepuni jetë gjërave që keni krijuar (pikturuar).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5951

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?