Sahihu i Buhariut — Hadithi 5964
98. Nënkapitulli: Hipja e dy personave përnjëherë në kafshë
5964. Nga: Usame ibn Zejdi
Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Safvani, e ky nga Junus ibn Jezidi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Usame ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ hipi në një gomar të shaluar me një përkavë kadifeje të Fedekut, ku e hipi edhe Usamen duke e ulur mbrapa.