Sahihu i Buhariut — Hadithi 5988
13. Nënkapitulli: Kush i mban lidhjet farefisnore, Allahu i mban lidhjet me të
5988. Nga: Ebu Hurejra
Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Sulejmani, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Dinari, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Fjala “rahim (lidhje farefisnore)” rrjedh prej fjalës “Rrahman (i Gjithëmëshirshëm)”, andaj Allahu ka thënë: “Unë do t'i mbaj lidhjet me atë që i mban lidhjet me ty dhe do t'i shkëpus me atë që i shkëput lidhjet me ty.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 5988
Fjalë të panjohura?