Sahihu i Buhariut — Hadithi 5989
13. Nënkapitulli: Kush i mban lidhjet farefisnore, Allahu i mban lidhjet me të
5989. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Sulejman ibn Bilali, e këtij i ka rrëfyer Muavi ibn Ebu Muzerridi, e ky nga Jezid ibn Rumani, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Fjala “rahim (lidhje farefisnore)” është degë (nga fjala “Rrahman - i Gjithëmëshirshmi"); andaj (Allahu ka thënë:) Unë do t'i mbaj lidhjet me atë që i mban lidhjet me ty dhe do t'i shkëpus me atë që i shkëput lidhjet me ty.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 5989
Fjalë të panjohura?