Sahihu i Buhariut — Hadithi 6001
20. Nënkapitulli: Kur prindi mbyt fëmijën e vet nga frika se do të ushqehet së bashku me të
6001. Nga: Abdullah ibn Mesudi
Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Mensuri, e ky nga Ebu Vaili, e ky nga Amër ibn Shurahbili se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ka thënë: “O i Dërguari i Allahut! Cili është mëkati më i rëndë?”
Ai tha: “T'i bësh ortak Allahut, ndërkohë Ai të ka krijuar.”
Thashë: “Pastaj cili?”
Pejgamberi ﷺ tha: “Ta mbytësh fëmijën tënd nga frika se do të ushqehet së bashku me ty.”
Thashë: “Pastaj cili?”
Tha: “Të bësh zina me gruan e fqinjit.” Pastaj Allahu i Lartësuar zbriti ajetin vërtetues të fjalës së Pejgamberit ﷺ: “Dhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveçse me të drejtë dhe që nuk bëjnë kurvëri. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe.” (Furkan, 68)