Sahihu i Buhariut — Hadithi 6020

32. Nënkapitulli: E drejta e fqinjit llogaritet sipas afërsisë së dyerve

6020. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Ebu Imrani, e ky e ka dëgjuar Talhain se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka pyetur Pejgamberin ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, i kam dy fqinje, cilës prej tyre t'i dërgoj dhuratë?”
- “Asaj, derën e së cilës e ke më afër.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6020

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?