Sahihu i Buhariut — Hadithi 6034
39. Nënkapitulli: Sjellja e mirë, bujaria dhe ca gjëra të urryera në lidhje me koprracinë
Ibn Abasi ka thënë: "I Dërguari i Allahut ﷺ ka qenë njeriu më bujar. Bujaria e tij arrinte kulmin gjatë Ramazanit. Ebu Dherri tregon se, kur mori vesh për vendndodhjen e Pejgamberit ﷺ gjatë zbritjes së shpalljes, i tha vëllait të vet: "Shko në atë luginë dhe dëgjo ndonjë gjë prej fjalëve të tij! Kur u kthye, ai tha: "E pashë duke urdhëruar për moralet e larta."
6034. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Ibn Munkediri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “S'ka ndodhur që Pejgamberit ﷺ t'i jetë kërkuar diçka e të ketë thënë: “Jo!”
Referenca: Sahihu i Buhariut 6034
Fjalë të panjohura?