Sahihu i Buhariut — Hadithi 6041
42. Nënkapitulli: Dashuria për hir të Allahut
6041. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Askush s'do ta shijojë ëmbëlsinë e imanit derisa të dojë një person vetëm për hir të Allahut dhe derisa hedhja në zjarr të jetë më e dashur për të sesa të kthehet në mosbesim, pasi që Allahu e ka shpëtuar, si dhe derisa Allahu dhe i Dërguari i Tij të jenë më të dashur për të se çdokush tjetër.”