Sahihu i Buhariut — Hadithi 6042

43. Nënkapitulli: Fjala e Allahut: “O ju që keni besuar! Le të mos e përqeshë një popull atë tjetrin. Ndoshta ata të përqeshurit janë më të mirë se ata, e as gratë të mos përqeshin të tjerat. Ndoshta ato (të përqeshurat) janë më të mira se ato, dhe mos e nënçmoni njëri-tjetrin dhe mos e thirrni njëri-tjetrin me llagape (të këqija)! I shëmtuar është emri i keq pas besimit! E, ata që nuk pendohen, ata, me të vërtetë, janë zullumqarë.”

6042. Nga: Abdullah ibn Zema

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Abdullah ibn Zema (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Pejgamberi ﷺ ka ndaluar që dikush të përqeshë dikë për shkak të gazrave që liron, si dhe ka thënë: “Si ka mundësi që dikush ta godasë gruan e vet si të godiste një kalë, e pastaj ta përqafojë atë?!”
Thevriu, Vuhejbi dhe Ebu Muavi transmetojnë nga Hishami (se Pejgamberi ﷺ ka thënë): “Siç goditet robi.“

Referenca: Sahihu i Buhariut 6042

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?