Sahihu i Buhariut — Hadithi 6043

43. Nënkapitulli: Fjala e Allahut: “O ju që keni besuar! Le të mos e përqeshë një popull atë tjetrin. Ndoshta ata të përqeshurit janë më të mirë se ata, e as gratë të mos përqeshin të tjerat. Ndoshta ato (të përqeshurat) janë më të mira se ato, dhe mos e nënçmoni njëri-tjetrin dhe mos e thirrni njëri-tjetrin me llagape (të këqija)! I shëmtuar është emri i keq pas besimit! E, ata që nuk pendohen, ata, me të vërtetë, janë zullumqarë.”

6043. Nga: Abdullah ibn Omeri

Muhamed ibn Muthena më ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Haruni, e këtij i ka rrëfyer Asim ibn Muhamed ibn Zejdi, e ky nga babai i tij se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ, në Mina, ka thënë:
- “E dini cila ditë është sot?”
- Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - thanë të pranishmit.
- “Kjo është një ditë e shenjtë. E, a e dini cili vend është ky?”
- Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.
- “Ky është një vend i shenjtë. A e dini se cili muaj është ky?”
- Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.
- “Ky është një muaj i shenjtë. Andaj, dijeni mirë se: gjaqet, pasuria dhe nderi juaj janë të shenjta sikurse shenjtëria e kësaj dite, në këtë muaj, në këtë vend.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6043

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?