Sahihu i Buhariut — Hadithi 6045

44. Nënkapitulli: Fyerja dhe mallkimi i ndaluar

6045. Nga: Ebu Dherr Gifariu

Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e ky nga Husejni, e ky nga Abdullah ibn Burejdi, e këtij i ka treguar Jahja ibn Jameri, e këtij i ka treguar Ebu Esved Diliu se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Nuk ndodh që dikush ta etiketojë tjetrin si mëkatar e as ta etiketojë me kufër, e kjo të mos i kthehet vetë atij, nëse i etiketuari nuk është i tillë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6045

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?