Sahihu i Buhariut — Hadithi 6052

46. Nënkapitulli: Përgojimi (gibeti)

Fjala e Allahut: “O ju që keni besuar! Shmanguni prej shumë dyshimeve, meqë disa dyshime janë mëkat. Mos i hulumtoni të metat (e njëri-tjetrit) dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur, e juve kjo u është e neveritshme! Druajuni Allahut! Me të vërtetë, Allahu është pranues i pendimit dhe mëshirues.” (Huxhurat, 12)

6052. Nga: Abdullah ibn Abasi

Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Vekiu, e ky nga Ameshi, e ky e ka dëgjuar Muxhahidin, e këtij i ka treguar Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ kaloi pranë dy varreve dhe tha: “Këta dy po dënohen, por nuk po dënohen për ndonjë mëkat të madh (sipas tyre). Njëri prej tyre nuk ruhej nga stërpikat e urinës, kurse tjetri bartte fjalë.” Pastaj kërkoi një degë të njomë, e ndau në dysh dhe nguli në secilin varr nga një pjesë. Më pas tha: “Me shpresë që t'u lehtësohet dënimi për sa kohë që degët nuk thahen.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6052

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?