Sahihu i Buhariut — Hadithi 6055

49. Nënkapitulli: Bartja e fjalëve është ndër mëkatet e mëdha

6055. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Abide ibn Humejd Ebu Abdurrahmani, e ky nga Mensuri, e ky nga Muxhahidi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një ditë, Pejgamberi ﷺ kaloi pranë një kopshti në Medinë dhe dëgjoi zërin e dy personave që po dënoheshin në varret e tyre, e në atë rast tha: “Këta dy po dënohen, por nuk po dënohen për ndonjë mëkat të madh (sipas tyre). Përkundrazi, ai është një mëkat i madh. Njëri prej tyre nuk ruhej nga stërpikat e urinës, kurse tjetri bartte fjalë.” Pastaj kërkoi një degë të njomë, e çau në dysh, njërën e vendosi te varri i të parit, kurse tjetrën te varri tjetër. Më pas tha: “Me shpresë që t'u lehtësohet dënimi për aq kohë sa degët nuk thahen.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6055

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?