Sahihu i Buhariut — Hadithi 6056
50. Nënkapitulli: Cila bartje fjalësh është e urryer?
Allahu ka thënë: “... që është përgojues e bart fjalë ndër njerëz.” (Kalem, 11) dhe ka thënë: “Mjerë çdo përgojues e përqeshës!” (Humeze, 1)
6056. Nga: Hudhejfe ibn Jemani
Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi se Hemami tregon se ishin bashkë me Hudhejfen (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kur iu tha: “Një burrë ia bartte fjalët Othmanit (prijësit të besimtarëve).” Hudhejfe tha: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ të thotë: “Nuk do të hyjë në Xhenet bartësi i fjalëve.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 6056
Fjalë të panjohura?