Sahihu i Buhariut — Hadithi 6057

51. Nënkapitulli: Fjala e Allahut: “... largohuni prej fjalëve të rrejshme!”

6057. Nga: Ebu Hurejra

Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Makburi, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu nuk ka nevojë që dikush ta lërë ushqimin dhe pijen nëse paraprakisht nuk i lë fjalët e rrejshme, të punuarit sipas tyre dhe injorancën.”

Ahmedi ka thënë: “Zinxhirin transmetues të këtij hadithi ma ka shpjeguar një person.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6057

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?