Sahihu i Buhariut — Hadithi 6060

54. Nënkapitulli: Teprimi në lavdërimin e të tjerëve është i urryer

6060. Nga: Ebu Musa Eshariu

Muhamed ibn Sabahu na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Zekerija, e këtij i ka treguar Burejd ibn Abdullah ibn Ebu Burde, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ dëgjoi një burrë duke lavdëruar një tjetër, por duke e tepruar në lëvdatë, prandaj i tha: “E shkatërruat! - ose ka thënë: Ia thyet kurrizin - këtij burri!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6060

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?