Sahihu i Buhariut — Hadithi 6061

54. Nënkapitulli: Teprimi në lavdërimin e të tjerëve është i urryer

6061. Nga: Ebu Bekrete

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Halidi, e ky nga Abdurrahman ibn Ebu Bekrete se babai i tij Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, një burrë u përmend në prani të Pejgamberit ﷺ, e në atë rast një burrë tjetër foli fjalë të mira për të. Pejgamberi ﷺ i tha: “Mjerë ti! Ia theve qafën shokut tënd”, - duke e përsëritur disa herë. “Nëse dikush duhet që medoemos ta lavdërojë vëllanë e vet, atëherë le të thotë: “E konsideroj të këtillë”, - nëse ai me të vërtetë është ashtu, - ndërkohë që Allahu e njeh më së miri dhe askush s'bën të lavdërohet para Allahut.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6061

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?