Sahihu i Buhariut — Hadithi 6062

55. Nënkapitulli: Kur dikush e lavdëron vëllanë e tij sipas asaj që di për të

Sadi thotë: Nuk e kam dëgjuar ndonjëherë Pejgamberin ﷺ t’i thotë ndonjë njeriu që ecën mbi tokë: “Ky është banor i Xhenetit”, përveç Abdullah ibn Selamit.

6062. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe, e ky nga Salimi se babai i tij Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se, pasi që i Dërguari i Allahut ﷺ përmendi atë që përmendi për izarin (lëshimin zvarrë të tij), Ebu Bekri i tha: “O i Dërguari i Allahut, njëra anë e rrobës sime lëshohet?” Ai ﷺ tha: “Ti nuk je prej tyre.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6062

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?