Sahihu i Buhariut — Hadithi 6064
57. Nënkapitulli: Gjërat e ndaluara, si: smira dhe kthimi i shpinës njëri-tjetrit
Fjala e Allahut të Lartësuar: “Dhe nga sherri i ziliqarit kur e shfaq zilinë!” (Felek, 5)
6064. Nga: Ebu Hurejra
Bishr ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Hemam ibn Munebihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kujdes nga paragjykimet, sepse paragjykimet janë gënjeshtrat më të mëdha. Mos përgjoni, mos spiunoni dhe mos kini zili ndaj njëri-tjetrit, mos ia ktheni shpinën dhe mos e urreni njëri-tjetrin, por jini robër të Allahut, vëllezër!”