Sahihu i Buhariut — Hadithi 6065

57. Nënkapitulli: Gjërat e ndaluara, si: smira dhe kthimi i shpinës njëri-tjetrit

Fjala e Allahut të Lartësuar: “Dhe nga sherri i ziliqarit kur e shfaq zilinë!” (Felek, 5)

6065. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mos e urreni njëri-tjetrin, mos keni zili dhe mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit. Bëhuni robër të Allahut, vëllezër! Muslimanit nuk i lejohet ta bojkotojë vëllanë e tij më tepër se tri ditë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6065

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?