Sahihu i Buhariut — Hadithi 6066
58. Nënkapitulli: “O ju që keni besuar! Shmanguni prej shumë dyshimeve, meqë disa dyshime janë mëkat. Mos i hulumtoni të metat (e njëri-tjetrit)”
6066. Nga: Ebu Hurejra
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kujdes nga paragjykimet, sepse paragjykimet janë gënjeshtrat më të mëdha. Mos përgjoni, mos spiunoni dhe mos i manipuloni çmimet e ankandeve, mos kini zili ndaj njëri-tjetrit, mos e urreni dhe mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit, por jini robër të Allahut, vëllezër!”