Sahihu i Buhariut — Hadithi 6070
60. Nënkapitulli: Besimtari duhet t’i mbulojë të metat e veta
6070. Nga: Abdullah ibn Omeri
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Katadja se Safvan ibn Muhrizi tregon: “Një burrë e pyeti Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!):
- Çfarë ke dëgjuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ për çastet kur Allahu i flet në vetmi robit (Ditën e Gjykimit)?
Tha: “Kur ndonjëri prej jush t'i jetë afruar Zotit të vet, Ai do t'ia vendosë sipër Mbulesën e Tij dhe do t'i thotë:
- A ke vepruar kështu e kështu?
- Po, - thotë.
- A ke vepruar kështu e kështu? - i thotë Allahu.
- Po, - thotë ai.
Pastaj, Allahu e bën që t'i pranojë të gjitha mëkatet dhe i thotë: “T'i kam mbuluar në dynja e sot po t'i fal që të gjitha.”