Sahihu i Buhariut — Hadithi 6071

61. Nënkapitulli: Mendjemadhësia

Muxhahidi, për ajetin: “Ai që shtrembëron qafën...”, (Haxh, 9) thotë se është për qëllim: ai që ndihet mendjemadh në vetvete.

6071. Nga: Harithe ibn Vehb Huzaiu

Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e këtij i ka treguar Mabed ibn Halid Kajsiu se Harithe ibn Vehb Huzaiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “A doni t'ju tregoj për banorët e Xhenetit...? Çdo i dobët e modest, i cili, sikur të betohej në Allahun për diçka, Allahu do t'ia çonte në vend betimin. A doni t'ju tregoj për banorët e Zjarrit...? Çdo i vrazhdë, arrogant dhe mendjemadh.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6071

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?