Sahihu i Buhariut — Hadithi 6072
61. Nënkapitulli: Mendjemadhësia
Muxhahidi, për ajetin: “Ai që shtrembëron qafën...”, (Haxh, 9) thotë se është për qëllim: ai që ndihet mendjemadh në vetvete.
6072. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Muhamed ibn Isai na ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e këtij i ka rrëfyer Humejd Tavili se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kishte raste kur ndonjë gocë e vogël nga robëreshat e Medinës e kapte për dore të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe vente me të kudo që ajo dëshironte.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 6072
Fjalë të panjohura?