Sahihu i Buhariut — Hadithi 6076

62. Nënkapitulli: Bojkotimi

Fjala e Pejgamberit ﷺ: “Nuk i lejohet një njeriu ta bojkotojë vëllanë e tij më tepër se tri ditë.”

6076. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mos e urreni njëri-tjetrin, mos kini zili dhe mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit. Bëhuni robër të Allahut, vëllezër! Muslimanit nuk i lejohet ta bojkotojë vëllanë e tij më tepër se tri ditë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6076

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?