Sahihu i Buhariut — Hadithi 6077
62. Nënkapitulli: Bojkotimi
Fjala e Pejgamberit ﷺ: “Nuk i lejohet një njeriu ta bojkotojë vëllanë e tij më tepër se tri ditë.”
6077. Nga: Ebu Ejub Ensariu
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ata ibn Jezid Lejthiu se Ebu Ejub Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Askujt nuk i lejohet ta bojkotojë vëllanë e tij më shumë se tri ditë, saqë, kur takohen, i shmangin shikimet nga njëri-tjetri, ndërkohë, më i miri prej tyre është ai që fillon i pari me selam.”