Sahihu i Buhariut — Hadithi 6078
63. Nënkapitulli: Çfarë bojkoti lejohet për atë që bën mëkat?
Kabi thotë: "Në kohën kur nuk patëm marrë pjesë në luftë me Pejgamberin ﷺ, ai i pati ndaluar muslimanët të na flasin. Gjithashtu tregon se kjo pati zgjatur pesëdhjetë ditë."
6078. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abde, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ i ka thënë:
- “Unë e di kur ti je e zemëruar me mua dhe kur je e kënaqur.”
- E si e ditke këtë, o i Dërguari i Allahut? - e pyeta.
- “Kur je e kënaqur me mua, thua: “Ashtu është, për Zotin e Muhamedit, e, kur je e zemëruar, thua: “Jo, për Zotin e Ibrahimit”, - më tha Pejgamberi ﷺ.
- Ashtu është, vetëm emrin tënd e shmang, - i thashë.